Goditet grupi kriminal i “skifterëve” në Tiranë/ Kapen tre persona, grabisnin para dhe sende me vlerë Qeveria miratoi amnistinë penale , që pritet të shqyrtohet në komisionin përkatës, por gratë në burgun e Pojskës deklarojnë se janë përjashtuar prej saj.
Në një letër dërguar TCH nga Burgu i Pojskës gratë e dënuara dhe të paraburgosura ankohen për diskriminim mbasi sipas tyre është hera e dytë që nuk përfitojnë nga amnistia e planifikuar.
Për dijeninë e të gjithëve shkruajnë të dënuarat kodi penal zbatohet njësoj si nga GJKKO ashtu edhe nga gjykatat e përgjithshme, kështu që nuk na duket e arsyeshme të bëhen përjashtime të tilla që kanë si kriter institucionin.
“Ne po vuajmë njësoj si, kemi probleme dhe shqetësime si të gjithë, kemi ëndrra, plane familjare, fëmijë dhe prindër që na presin.
E vetmja gjë që kërkojmë është të trajtohemi si të barabartë, të na ofrohen mundësitë e njëjta pa diskriminim”.

Nga investigimi i TCH, rezulton se nga projektligji i amnistisë 2025, që pritet të diskutohet në Komisionet Parlamentare nga 447 të burgosur që parashikohet të lirohen përfitojnë vetëm vetëm 9 gra dhe katër fëmijë.

Ndërkohë nga 853 të tjerë që do tu ulet dënimi fitojnë ulje dënimi vetëm 5 gra dhe dy fëmijë. Në relacionin shpjegues të këtij projekt-ligji përmendet se amnistia ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, ndërsa rezulton se në fakt kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë.
Top Channel