Vallja e Ngjalës, vallja dyshe myzeqare, veshja zadrimore dhe dijebërja e qeleshes shpallen vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

27/02/2026 17:12

Vallja e Ngjalës, Vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e veshjes zadrimore dhe dijebërja e qeleshes janë shpallur “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli në mbledhjen e radhës disa thesare që mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”:

Dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore;

Vallja e Ngjalës, vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi), tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.

Jo vetëm zakone apo forma arti, këto pasuri janë rrënjët tona, kujtesa e gjallë e brezave dhe identiteti që na bashkon si komb.  T’i ruajmë, t’i trashëgojmë me krenari dhe t’i përcjellim me dashuri tek brezat, sepse aty rreh zemra e vërtetë e Shqipërisë”-njofton Ministria e Kulturës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB