Teknologjia kthehet të flasë sërish për skuadrat e Ligës së Kampioneve. Superkompjuteri i ‘The Analyst’ ka bërë parashikimet për ecurinë e skuadrave në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe shanseve të tyre për fitore dhe në këtë parashikim ka ndryshime, përvec faktit që Arsenali shihet sërish si pretendenti kryesor për të fituar trofeun.

Por le t’i marrim me radhë, Superkompjuteri ka bërë parashikimet për kalimin e raundeve nga skuadrat. kështu në supersfidën mes Realit të Madridit dhe Manchester City, parashikimi është në favor të skuadrës së Guardiolës me 64.35% kundrejt 35.65% për Realin e Madridit. përsa i përket dy sfidave të tjera anglo spanjolle; për Atletico Madrid-Tottenham, Los Colchoneros janë pak më të favorizuar se Hotspurs, me 53.71% shanse për madrilenët, ndërsa te Newcastle-Barcelona, katalanasit janë më të favorizuar me 55.34% shanse për të kaluar raundin. Përsa iu përket ndeshjeve të tjera, Arsenal ka 85.85% shanse kualifikimi ndaj Bayer Leverkusen, Bayern, 76.83% ndaj Atalantës, Liverpool 82.33%  ndaj Galatasaray, Chelsea, 53.34 % shanse kundrejt kampionëve të PSG dhe Sporting, 63.98% kundrejt Bodo/Glimt, ‘vrasësin e gjigantëve’.

Përsa i përket favoritëve për fitoren e turneut. Përpara shortit parashikimet ishin të tilla: Arsenal me 29,56%, diçka që nuk ndryshoi shumë. Më pas vinin Bayern (14,08%), Manchester City (12,94%), Liverpool (10,1%), Barcelona (6,75%), Chelsea (6,51%), PSG (4,93%), Real Madrid (3,76%), Newcastle (3,73%), Sporting Lisbonë (2,17%), Atletico de Madrid (1,67%), Tottenham (1,65%),  Bayer Leverkusen (0,8%), Atalanta (0,69%), Bodo (0,45%) dhe Galatasaray (0,19%).

Pas shortit superkompjuteri e bëri sërish parashikimin me ndonjë ndryshim. Por Arsenali i Artetës vijon të jetë favoriti kryesor me 27.4% që vijon me Bayern (14,28%), Liverpool (12,83%), City (10,79%), Barcelona (7,72%),Chelsea (6,86%),Newcastle (4,66%), PSG (4,64%), Real Madrid (2,78%), Sporting Lisbonë(2,73%), Atletico (2%), Tottenham (1,22%), Atalanta (1,06%), Bayer Leverkusen (0,47%),  Bodo (0,39%) dhe Galatasaray (0,17%).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB