Bilanci për janarin, tre aksidente çdo ditë, 149 persona të përfshirë
GJKKO kthen pas te SPAK për hetime të mëtejshme dosjen e mikrokredive duke i caktuar afat.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha në seancë paraprake duke mos kaluar në gjykim themeli te pandehurit për skemë mashtruese dhe grup kriminal.
Në këtë dosje janë 27 persona nën hetim, të dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda në kuadër të grupit kriminal.
Kjo dosje fillimisht ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës por kjo e fundit ‘ia pasoi SPAK’.
Nga aktet e administruara nga prokuroria e Tiranë rezulton se shoqëritë nën hetim morën nga banka gati 4 mijë kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite.
Vlera totale e tyre është gati 7 milionë euro dhe për shlyerjen e tyre prokuroria e Tiranë zbuloi se u përdor një skemë shtrënguese e kredimarrjes ku përmes vjedhjes debitorët u detyruan t’i shlyenin borxhet e veta me borxhe të reja.
Prokuroria e Tiranës zbuloi se përmes kësaj skeme shoqëri të ndryshme përmbarimore vepruan duke bllokuar pasuritë që prokurorët e konsiderojnë se është vjedhje pasurie.
Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.
Top Channel