Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i Championsit.

Faza e 1/8-ave premton spektakël të garantuar, me dy supersfida që do të ndezin arenën europiane.

Reali i Madridit ka gjetur sërish Manchester City-n, në një përballje që është kthyer tashmë në rutinë të Champions-it.

Kampionët në fuqi të PSG-së do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Chelsea-t, për finalen e humbur të Kupës së Botës për Klube në verën e kaluar.

Barcelona ka gjetur anglezët e Newcastle, ndërsa Arsenal do të përballet me Bayer Leverkusen.

Atalanta do të duhet të masë forcat me një tjetër gjermane, kësaj radhe Bayern Munich.

Spektakël premton edhe takimi Atletico Madrid–Tottenham, ndërsa Liverpool-i gjeti Galatasaray-n.

Nga ana tjetër, surpriza Bodo/Glimt do të përballet me Sporting Lisbon.

Ndeshjet:

Real Madrid – Man. City

Bodo/Glimt – Sporting Lisbon

PSG – Chelsea

Newcastle – Barcelona

Galatasaray – Liverpool

Atletico Madrid – Tottenham

Atalanta – Bayern Munchen

Bayer Leverkusen – Arsenal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB