Vijon gara për një vend shtesë në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshme. Ajo që e ka të sigurt këtë është pikërisht Anglia që është e sigurt në krye me 22.921 pikë dhe e ka një vend ekstra në Ligën e Kampioneve.

Futbolli anglez ka të 9 skuadrat në 1/8 e finaleve të të gjitha kompeticioneve të UEFA.

Më pas vjen Gjermania me 5 nga 7 skuadra të kualifikuara dhe Spanja e Italia me 4 nga 7 ekipe të kualifikuara. Gjithçka do të varet nga raundet e ardhshme me Italinë që në fakt do ta humbasë një prej skuadrave duke qenë se në Europa League është rezervuar derbi mes Bolognas dhe Romës

Klasifikimi

Anglia (22.291)

Gjermania (17.571)

Spanja (17.406)

Italia (17.357)

Portugalia (16.600)

Si funksionon renditja. Mekanizmi  tashmë dihet, rezultatet e të gjitha klubeve të një federate garojnë për grumbullimin e pikëve sezonale. Në fakt  renditja e kombëtareve shpërvblem dy vendet e para  me një vend shtesë në Ligën e Kampioneve në sezonin pasardhës. Në sezonin e kaluar dy vendet e para u zunë nga Anglia dhe Spanja, ndërsa akoma më përpara i takoi Italisë dhe Gjermanisë të kishin 5 skuadra. Pikët jepen në bazë të disa kritereve; rezultatet në ndeshje, bonuset për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, bonuset për pozicionin përfundimtar në fazën e Grupit dhe bonuset për avancimin në raunde të ndryshme të turneve. Për me tepër, pikëzimi i cdo kombi llogaritet teksa pikët totale të fituara pjesëtohen me numrin e klubeve të çdo shteti(psh: Anglia supozojme grumbullon 36 000 pikë, pjesëtim me 9 skuadra =4000 pikë për renditjen)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB