Barcelona, Hansi Flick analizon Newcastle: Është një skuadër fantastike dhe duhet respektuar
Reali i Madridit dhe Manchester City do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, këtë radhë do të jetë një sfidë e dyfishtë në fazën e 1/8 të finaleve. Për trajnerin e Citizens, Pep Guardiola, sfidat me Los Blancos kanë qenë gjithnjë speciale me trajnerin katalanas që ka një bilanc të frikshëm ndaj madrilenëve.
Tekniku 54 vjecar është vënë përballë Realit të Madridit si trajner në 28 ndeshje me Barcelonën, Bayernin e Mynihut dhe Manchester City duke regjistruar 14 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje me 59 gola të shënuar nga ekipet e tij kundrejt 44 të Realit të Madridit. Mbetet për t’u parë sesi do të shkojë kjo përballje e re me skuadrën merenges në Ligën e Kampioneve të këtij viti.
Por, deri në sfidën e Fazës së Ligës të këtij edicioni të Champions League të fituar me rezultatin 2-1, Manchester City i Guardiolës kishte pësuar 3 humbje radhazi, njëra prej të cilave pas gjuajtjeve të penalltisë pas barazimit dhe një barazim. Fitorja e parë e Guardiolës ndaj Realit të Madridit ka qenë në javën e 15 të La Liga në sezonin 2008-2009 me Barcelonën me rezultatin 2-0, një fitore që u shoqërua nga 5 të tjera radhazi. Humbja e parë e tij ka qenë në finalen e Copa Del Rey në 2011 që Reali e fitoi 1-0. Pas kësaj, 7 ndeshje pa humbje. Bilanci i Guardiolës ndaj Realit me Barcelonën ishte 9 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje.
Me Bayernin e Mynihut, Pep Guardiola është përballur me Realin vetëm në gjysmëfinalet e sezonit 2013-2014 duke i humbur të dyja ndeshjet 1-0 dhe 4-0. Ndërsa me Manchester City, bilanci i tij është 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, njëra prej të cilave siç u përmend më sipër erdhi pas serisë së gjuajtjeve të penalltive. Shifrat e trajnerit katalanas ndaj Realit të Madridit janë vërtet të frikshme dhe rivaliteti i tij me Los Blancos është legjendare pavarësisht cilin ekip drejton. Ndodh çfarë ndodh, duhet pranuar se kjo ‘lidhje’ e Guardiolës me Realin është diçka speciale, tani të presim se si do të shkojnë gjërat në këtë përballje të radhës.
Top Channel