Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ka paraqitur raportin vjetor, teksa u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë publike.
Sistemi i inspektimeve po hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme për aspiratën e të gjithë shqiptarëve: procesin e integrimit në BE.
Siguria e qytetarëve, respektimi i ligjit dhe integriteti janë tri shtyllat që do të udhëheqin këtë fazë të rëndësishme. Në këtë kuadër, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një cikël takimesh me inspektoratet qendrore.
Nga ky proces janë evidentuar problematika konkrete në zbatimin e metodologjisë së riskut, në programimin e inspektimeve dhe në qartësinë e kompetencave. Për të gjitha këto, po punohet me përkushtim për ti përmirësuar.
Inspektoratet Qendrore kanë të gjitha kapacitetet profesionale dhe logjistike për të garantuar një ambient më të sigurt. Përkushtimi dhe profesionalizmi i treguar deri më tani kanë ndërtuar themele të forta për ta çuar këtë proces të rëndësishëm në një nivel tjetër. Me këtë objektiv, janë dhënë edhe rekomandimet e nevojshme.
Në vijim, duke nisur nga java e ardhshme, Inspektori i Përgjithshëm, z. Sula, do të zhvillojë një cikël inspektimesh në terren.
Mesazhi është i qartë: Inspektimi nuk është mjet presioni, por mekanizëm barazie para ligjit.
Në përfundim të kësaj faze, IP do të paraqesë edhe ndryshime në ligjin nr. 99/2024, për të forcuar rolin e sistemit elektronik e-Inspektimi dhe për të garantuar gjurmueshmëri të plotë të procesit si dhe përafrimim e tij drejt Dispozitave të BE-së si edhe garantimim e një procesi të rregullt ligjor për të gjitha fazat e Inspektimit”
Raportin Vjetor i AKSEM, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula: Siguria në miniera, prioritet absolut
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte i pranishëm në analizën vjetore të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ku u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë publike.
Gjatë fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm shprehu konsideratën e lartë për përkushtimin dhe profesionalizmin e trupës inspektuese, duke theksuar rolin e saj kyç në parandalimin e aksidenteve dhe avarive në aktivitetin minerar.
Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet sektori, miniera me histori të gjatë operimi, teknologji të amortizuara, si dhe mungesë të specialistëve të rinj për shkak të interesit të ulët të brezave të rinj për këtë fushë, është realizuar një punë e konsiderueshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit minerar dhe forcimin e standardeve të sigurisë në punë.
Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se specifika e këtij sektori bën që performanca shpesh të matet përmes numrit të aksidenteve dhe avarive të ndodhura, duke qenë se funksioni thelbësor i institucionit është parandalimi dhe jo sanksionimi. Në këtë kuadër, u theksua se jeta dhe shëndeti i çdo punëtori përbëjnë vlerën më të çmuar dhe prioritetin absolut të çdo ndërhyrjeje institucionale.
Në përmbyllje, u garantua se Inspektorati i Përgjithshëm do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur këtë autoritet në aspektin teknik dhe metodologjik, përmes ofrimit të asistencës së specializuar dhe mbështetjes teknologjike, me qëllim rritjen e mëtejshme të eficiencës dhe efektivitetit në ushtrimin e funksioneve të tij.
Top Channel