Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez

27/02/2026 22:58

Policia norvegjeze ka arrestuar një 17-vjeçar me dyshimin për planifikimin e një sulmi me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të vendit, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror NRK.

I lindur dhe i rritur në Norvegji, i dyshuari u pa në shkollën e tij me një flamur të Shtetit Islamik, tha NRK.

17-vjeçari u la në paraburgim për dy javë. Ai mohon akuzat kundër tij, tha avokati i tij Knut Lerum për AFP.

Ai u arrestua dje nga Shërbimi Norvegjez i Sigurisë së Brendshme (PST), i cili është përgjegjës për luftën kundër terrorizmit.

Sipas NRK, duke cituar dokumentet e PST, adoleshenti kishte planifikuar një sulm me eksploziv ndaj Qendrës së Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jäten, Stavanger, në Norvegjinë jugperëndimore.

Kur u kontaktuan nga AFP, shërbimet e sigurisë së brendshme nuk ishin të disponueshme për të komentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB