Real Madrid-Manchester City, Pep Guardiola dhe shifrat ndaj Los Blancos që të trembin
Pas shortit, UEFA zbuloi edhe kalendarin e ndeshjeve të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve që do të luhen në 10/11 mars dhe 17/18 mars.
Faza e 1/8 të finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube do të nisë në 10 mars në orën 18:45 me ndeshjen mes Galatasaray dhe Liverpool për të vijuar me 3 sfidat e orës 21:00 Atalanta-Bayern Mynih, Atletico Madrid-Tottenham dhe Neëcastle-Barcelona. Ndërsa në 11 mars, në 18: 45 do të luhet sfida mes Bayer Leverkusen e Arsenalit, kurse në 21:00 do të jenë përballjet, PSG-Chelsea, Real Madrid-Manchester City dhe Bodo/Glimt Sporting-Lisbonë.
Një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit teksa në 17 mars gjithçka do të nisë me Sporting Lisbonë-Bodo/Glimt që do të jetë në orën 18:45 për të vijuar me Manchester City-Real Madrid, Chelsea-Paris Saint Germain dhe Arsenal-Bayer Leverkusen. ndërsa në 18 mars do të luhen ndeshjet e kthimit e sfidave të 10 marsit; Barcelona-Neëcastle në orën 18:45, Bayern Mynih-Atalanta, Liverpool-Galatasaray dhe Tottenham-Atletico Madrid që do të luhen në orën 21:00.
Top Channel