U godit me thikë gjatë një sherri nga një shtetas grek, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi Ndërpritet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës për shkak se nuk u mblodhën votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës.
Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, 22 pika në rendin e ditës dhe mosplotësimi i kuorumit për Komisionin Juridik kanë bërë që këshilltarët e opozitës të kundërshtojnë vijimin e mbledhjes, ndërsa në procesin e miratimit të rendit të ditës kanë vendosur të braktisin mbledhjen, duke bërë që mbledhja e këshillit të mos ketë prezencë të mjaftueshme për të plotësuar kuorumin.
Për këshilltarin e opozitës, Atird Hoxha, vendosja me 22 pika në rend dite, kur çështjet për diskutim kanë rëndësi madhore, siç është “rishikimi i buxhetit”, miratimi i SHA Vlora Invest, vendosja e parkimit me pagesë për akset rrugore etj., ligjërisht, sipas Hoxhës, në Këshill lejohen deri në 10 pika në rend dite.
Largimi i këshilltarëve opozitarë ka bërë që kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, të lajmërojë një tjetër mbledhje për ditën e nesërme, me të njëjtin rend dite.
Gjatë diskutimit të kryetarëve të grupeve të këshilltarëve, opozita ka sqaruar se as nesër nuk do të marrë pjesë në mbledhje nëse qëndron i njëjti rend dite.
Mirëpo, lëvizja e socialistëve sjell mbetjen e prezencës së të gjithë këshilltarëve socialistë, që sjell kështu plotësim të kuorumit me 31 këshilltarë nga 51 totali.
Top Channel