Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
Afrimiteti mes DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por ka krijuar një “mini-telenovelë” edhe jashtë saj, me familjarët që po i hedhin benzinë zjarrit… me humor.
Pas reagimit të motrës së Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht një pyetjeje nga një faqe fansash nëse nëna e tij do ta “jepte Selin” në Kosovë, ka ardhur menjëherë replika nga krahu tjetër.

Vëllai i Selinës, Onno, ka ndërhyrë publikisht në Instagram, duke iu përgjigjur faqes së fansave me një koment që u bë viral: “Mesa di unë nuk pytet nana”.
Kjo batutë ka shtuar dozën e humorit dhe ka treguar se familjet po e ndjekin me vëmendje afrimin e dy banorëve, duke e kthyer situatën në një spektakël paralel jashtë ekranit.
Ndërkohë, brenda shtëpisë, Gimbo dhe Selin vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, pa dijeni për “përplasjen” argëtuese që po zhvillohet në rrjete sociale.
Publiku po e shijon këtë shkëmbim thumbash mes familjarëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky afrimitet do të marrë një drejtim më serioz apo do të mbetet thjesht një histori simpatike për fansat.
Top Channel