LIVE/ Një ditë pas ndryshimeve në 6 ministri, Rama mbledh kabinetin qeveritar. Reagojnë Spiropali dhe Vengu

27/02/2026 14:20

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Kryeministrisë qeverinë.

Burime të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se në mbledhje mungoi Pirro Vengu  dhe Elisa Spiropali.

Siç është raportuar edhe më parë, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS u larguan nga detyra Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku.

Në ministrinë e Jashtme shkoi Ferid Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE.

Albana Koçiut mori postin e zëvendëskryeministres, ndërsa Toni Gogu postin e Ministrit të Drejtësisë.

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Pirro Vëngu zëvendësohet nga nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre.

Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

27 SHKURT 2026:

14: 16 U shkarkua nga posti nga Edi Rama, reagon Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Gjatë konferencës në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, Pirro Vengu shprehu kënaqësinë që të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi u shkarkua nga ky post nga Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

13:59 “Mirënjohëse PS dhe Kryeministrit”, Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga Edi Rama.

Në një mesazh të lënë në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim.

Spiropali shkruan se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, sepse, siç shton ajo, “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”.

26 SHKURT 2026

20:56 Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

20:38 Riformatimi i Qeverisë 6 muaj pasi u votua në Kuvend, cilët janë ministrat që i rezistuan ndryshimeve

Ndryshimet u bënë në ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet për Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes. Ndërkohë, janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë.

Petrit Malaj, Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mirela Kumbaro, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Sala, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Blendi Gonxhe, Ministria e Kultirës dhe Sportit, Andis Salla, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Adea Pirdeni, Minisitre e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin, Ervin demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja në BE.

Ndryshimet në qeveri u bënë gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

20:27 Ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut

Zv.kryeministër Ikën Belinda Balluku, vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme Ikën Elisa Spiropali, vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë Ikën Besfort Lamallari, vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme Ikën Albana Koçiu, vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ikën Toni Gogu, vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës Ikën Belinda Balluku, vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes Ikën Pirro Vengu, vjen Ermal Nufi

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB