Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

27/02/2026 10:46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend.

Sipas vendimeve të reja, Luan Sinanaj largohet nga detyra e shefit të Komisariatit të Krujës dhe emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit.

Në krye të Komisariatit të Krujës është emëruar Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Ndërkohë, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.

Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në disa njësi vendore të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB