Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, Besnik Mustafaj: Shpresoj të revokojë ligjin e Shërbimit të Jashtëm, godet trupën diplomatike

27/02/2026 11:28

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka uruar Ferit Hoxhën në postin e tij të ri në krye të diplomacisë shqiptare.

Me anë të një postimin në Facebook, Mustafaj i ka kërkuar Hoxhës që si ministër, të revokojë Ligjin për Shërbimin e Jashtëm që është votuar së fundmi në Parlament.

“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës.

Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ish-ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB