Detaje të reja rreth vetëvrasjes së Katherine Short, shënimit e gjetura në shtëpi dhe dera e mbyllur

27/02/2026 11:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Katherine Hartley Short, vajzës së aktorit të njohur 75-vjeçar, e cila u gjet e pajetë më 23 shkurt në banesën e saj në Los Angeles.

Sipas zyrës së mjekut ligjor të Los Angeles, shkaku i vdekjes ishte një plagë me armë zjarri, ndërsa rasti është klasifikuar si vetëvrasje. Raportime nga TMZ bëjnë me dije se në vendngjarje është gjetur një shënim, megjithëse përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Burime policore të cituara nga i njëjti portal thonë se Katherine u gjet “pas një dere të mbyllur”, pasi një shoqe kishte telefonuar autoritetet duke raportuar se nuk kishte marrë asnjë shenjë jete prej saj për më shumë se 24 orë.

Një raport në emisionin CBS Mornings transmetoi audio nga telefonata në 911, ku dëgjohet një burrë duke thënë se ekipet e emergjencës “nuk mund të hyjnë në dhomën e gjumit”.

Ndërkohë, revista Us Weekly raportoi se një fqinj i Katherine Short deklaroi se nuk kishte parë “asnjë problem” në ditët para tragjedisë. Fqinji, i cili kërkoi të mbetej anonim dhe kishte jetuar pranë saj për rreth dhjetë vjet, u shpreh se “depresioni është shpesh një vrasës i heshtur dhe i fshehtë”. Ai e përshkroi Katherine si “të qetë, por mjaft të shoqërueshme”, duke shtuar se shpesh e dëgjonte duke qeshur me miqtë jashtë shtëpisë së saj.

Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua më 24 shkurt nga përfaqësuesit e familjes Short, të cilët në një deklaratë thanë: “Me trishtim të thellë konfirmojmë vdekjen e Katherine Hartley Short. Familja Short është e shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkon privatësi në këtë kohë. Kathryn ishte e dashur nga të gjithë dhe do të mbahet mend për dritën dhe gëzimin që solli në botë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB