Mijëra euro të shpenzuar në trëndafila të kuq, por nga kush? Ja si përgjigjet Luana Vjollca: Unë preferoj…
Pas një fejese të kuruar me kujdes në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, po bëhen gati për hapin më të rëndësishëm: Martesën.
Lajmi është konfirmuar nga vetë princi për revistën franceze Point de Vue, ku ai ka ndarë disa detaje mbi ceremoninë që pritet të mbahet brenda pak muajsh.

Fejesa e çiftit u organizua në një kompleks privat mes pishave, me pamje të hapur nga deti, në një atmosferë intime dhe larg syrit të publikut. Të njëjtën frymë diskrete dhe pa formalitete të tepërta, ata synojnë ta ruajnë edhe në ditën e dasmës.
Sipas princit, prioriteti kryesor mbetet thjeshtësia dhe ndarja e këtij momenti vetëm me rrethin më të ngushtë familjar e miqësor.

Një element që ka tërhequr vëmendje është unaza e fejesës, e siguruar nga shtëpia prestigjioze Tiffany & Co., simbol i elegancës klasike. Ndërkohë, fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur kosovare, si një homazh për Mbretëreshë Geraldinën, gjyshen e princit, duke ruajtur kështu një lidhje të fortë me traditën familjare.
Me sa duket, çifti po përgatit një ceremoni që do të ndërthurë finesën, simbolikën dhe intimitetin, duke e kthyer martesën në një moment personal, por me jehonë të veçantë publike.
Top Channel