Conference League, shorti i 1/8 të finaleve dhe rrugëtimi drejt finales së Leipzigut

27/02/2026 14:21

Me Conference League mbyllen procedurat e shorteve të kompeticioneve të UEFA për këtë sezon.

Edhe në evenimentin e tretë evropian është përcaktuar rrugëtimi drejt finales së Leipzigut me shortin e 1/8 të finaleve që ka përcaktuar të gjithë rrugëtimin e Conference League deri në fundin e saj.

Kështu, në shortin e hedhur për 1/8 e finaleve, ciftet e përcaktuara janë:

Crystal Palace-AEK Larnaca

Sigma Olomuc-Mainz

Lech Poznan-Shakhtar Donetsk

Samsunspor-Rayo Vallecano

Alkmaar-Sparta Pragë

Celje-AEK Athinë

Fiorentina-Rakow

Rijeka-Strasbourg

Shorti i 1/8 të finaleve përcaktoi edhe çiftet çerekfinaliste. Kështu fituesja e Lech Poznan-Shakhtar do të luajë me fituesen e Alkmaar-Sparta Pragë. Fituesja e Crystale Palace-AEK Larnaca do të ketë përballë në çerekfinale me Fiorentinën ose Rakow. Fituesja e çiftit Samsunspor-Rayo Vallecano do të luajë me fituesen e Celje-AEK Athinë, ndërsa Sigma Olomuc-Mainz do të luajë në çerekfinale fituesen e Rijeka-Strasbourg 

Ndeshjet e fazës së 1/8 të finaleve do të luhen në 12 dhe 19 mars, ndërsa finalja e Leipzigut do të luhet në 27 maj dhe të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni ashtu sikurse edhe të Europa League do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB