Real Madrid-Manchester City, Pep Guardiola dhe shifrat ndaj Los Blancos që të trembin
Këtë të premte u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për raundin e 1/8 të finaleve dhe Barcelona do të luajë ndaj Newcastle me të cilën u përball edhe në javën e parë të këtij edicioni.
Trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick në konferencën për shtyp për ndeshjen me Villarreal padyshim që u pyet në lidhje me këtë përballje me 61 vjecarit që kujtoi fitoren e sfidës me dygolëshin e Rashford, por duke shtuar se skuadra e tij duhet të ofrojë versionin e saj më të mirë për të kaluar në çerekfinale
‘Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe nuk është e lehtë-tha Flick-kjo është Liga e Kampioneve. Newcastle ka një skuadër fantastike. E pamë në ndeshjet e fundit, por edhe kur luajtëm atje. Nuk do të jetë e lehtë. Për mendimin tim kundërshtari duhet respektuar gjithnjë. Të gjithë duam të arrijmë në finale dhe edhe Newcastle po lufton për këtë’
Barcelona do të përballet me Newcastle në 1/8 e finaleve duke evituar PSG dhe një përballje të mundshme me Realin e Madridit deri në një finale hipotetike. I pyetur për faktin se skuadra e tij ka evituar skuadra si Paris Saint-Germain, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Mynih deri në një finale të mundshme, Flick këmbënguli te vështirësitë që të besuarit e tij do të kenë në sfidën me Newcastle.
‘E pe rrugëtimin tonë, ndaj kujt do të mund të luajmë? Çdo skuadër që po luan në këtë raund të Ligës së Kampioneve ka shumë cilësi-shtoi Flick-më pas mund të kemi Tottenhamin apo Atletico Madrid. Duhet të bëjmë lojën tonë më të mirë në Ligën e Kampioneve.Është diçka e mirë që e kemi këtë mundësi, por në fillim duhet të luajmë dhe të respektojmë çdo rival’.
Top Channel