Shorti i Championsit/ Parashikimi i finales së Budapestit: Në fund do të fitojë…
Shorti i Ligës së Kampioneve vuri Bayernin e Mynihut në rrugën e Atalantës. Te bergamaskët pritej që të kishte një përballje të fortë, duke qenë se alternativa tjetër ishte Arsenali, por zikaltrit nuk duan të reshtin së ëndërruari.
‘Do të kërkojmë të jemi Atalanta duke u përballur me Bayernin që bashkë me Arsenalin është i destinuar të fitojë Ligën e Kampioneve, me dëshirë, kurajo dhe me nxitjen e tifozëve tanë-tha Umberto Marino, Drejtori i Përgjithshëm i Atalantës-do të duhet të bëjmë ndeshjen e jetës, por nëse do të fitojna ata do t’i shtrëngojmë duart. Nuk do të tërhiqemi pas dhe do të japin 120% të energjive tona me krenarinë që përfaqësojmë Italinë’
Për Atalantën, ajo e muajit mars do të jetë hera e parë që do të përballet meë skuadrën bavareze në kompeticionet evropiane, por skuadra bergamaske ka bilanc pozitiv në përballjet me skuadrat gjermane teksa në 13 ndeshjet e mëparshme ndaj tyre ka 7 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje dhe këtu përshihen 4 fitoret në 5 ndeshjet e fundit. Në Ligën e Kampioneve, Atalanta ka 3 fitore në 4 ndeshje me skuadrat gjermane me një golavarazh 9-3
Top Channel