Bill Clinton dëshmon para ligjvënësve amerikanë për çështjen Epstein: Nuk pashë dhe nuk bëra asgjë të gabuar 27/02 18:03
Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona, ku një person humbi jetën dhe 39 të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia.
Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë ngujuar nën tramvaj.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Top Channel