“Nuk duket e lumtur”/ Publikohet fotoja e parë e Hillary Clinton nga dëshmia me dyer të mbyllura në Kongresin Amerikan, shoqërohet nga…
Humori në hyrje të gjykatës i Monika Kryemadhit ka vijuar edhe gjatë seancës paraprake, e cila duke kundërshtuar SPAK-un ironizoi duke thënë “kur ju pretendoni që babai im ka falsifikuar dokumentet e banesës unë dilja në protestë për të liruar Fatos Nanon dhe më pas dashuroja Ilir Metën”.
Ish-deputetja hedh poshtë ekspertizën financiare të prokurorisë së posaçme për të ardhurat e çiftit ndaj në fjalën e saj Kryemadhi kërkoi riekspertim financiar.
Duke kërkuar rikthim të telefonit që është sekuestruar në shkelje të procedurës, mbasi në atë kohë ishte deputete, Kryemadhi mori një përgjigje nga gjykata që e pranoi kërkesën. Ndërkohë që për kërkesat kryesore për rikthim të çështjes për hetime të mëtejshme, mes tyre për të pyetur Ardian Shatkun, por edhe përfaqësues të GSI, gjykata do të vendosë në datën pesë mars.
“Kërkoj”, tha Monika Kryemadhi, “të hapen gjithashtu mesazhet dhe komunikimet me Edi Ramën për ligjin e minierave”.
Ashtu si ish-bashkëshorti, edhe Kryemadhi ka pretenduar për hetime të montuara. Por ndërkohë ka folur edhe Meta, megjithëse ai i kreu parashtrimet e tij pak ditë më parë.
“Unë jam këtu për shkaqe politike”, është shprehur ish-presidenti Ilir Meta, “për më tepër që nuk ekziston asnjë dokument i firmosur”. Meta tha se nuk ka asnjë fakt në dosjen penale”, tha avokati Cakrani.
Gjatë ditës u dëgjuan edhe parashtrimet e Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, ndërsa më herët SPAK ka kërkuar gjykimin për dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Top Channel