Hillary Clinton bën thirrje për më shumë dëshmi për skandalin Epstein: Merrni në pyetje Rubion dhe Bondin, duhet të japin shpjegime për…
Një elefant ka sulmuar një të ri gjatë një festivali fetar në Indi duke e plagosur rëndë.
Pamjet nga incidenti kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe kanë rikthyer debatin mbi sigurinë në aktivitetet fetare ku përdoren elefantë.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një tempulli, gjatë një ceremonie ku elefanti ishte pjesë e ritualit. Sipas videos që po qarkullon gjerësisht në rrjet, elefanti fillimisht qëndron i ulur për t’i mundësuar një burri të ngjitet mbi të, por pas disa përpjekjesh, ai arrin të hipë dhe ulet në qafën e kafshës.
Në ato momente, elefanti kap me feçkë një të ri që ndodhej pranë, e mbështjell me këmbët e përparme dhe më pas e hedh disa metra larg. I riu ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve, incidenti ka ringjallur shqetësimet për masat e sigurisë dhe menaxhimin e turmave në tubime të mëdha fetare që përfshijnë elefantë, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik indian.
#Watch | Man severely injured after elephant lifts and throws youth during temple festival in Kerala’s Thrissur pic.twitter.com/ThCDsACcHv
— NDTV (@ndtv) February 26, 2026
Top Channel