Në Austri e bënë fakt te kryer se e ardhmja e Jurgen Klopp te Red Bull do të ndryshojë në mënyrë drastike. Sipas të përditshmes ‘Salzburger Nachrichten’, trajneri gjerman tashmë 58 vjeç pritet të largohet nga posti i tij si përgjegjës global në departamentin e futbollit të kompanisë së njohur të pijeve energjike, një vit pas marrjes së kësaj detyre.

Misioni i tij ishte t’i jepte një impiuls rritjes sportive te klubeve të këtij grupi që të luftojnë për tituj, por evoluimi nuk respektoi pritshmëritë brenda grupit dhe kështu Klopp i hapet rruga për t’u larguar përpara kohe.

Por Shefi Ekzekutiv i Red Bull, Oliver Mintzlaff përgënjeshtroi gjithçka të publikuar te e përditshmja austriake. ‘Është një budallallëk dhe totalisht i pabazë-tha Mintzlaff-është krejtësisht e kundërta; ne jemu shumë të kënaqur me punën e Jurgen Klopp. Ai investon shumë, është vazhdimisht në kontakt me trajnerët dhe Drejtorët Sportivë tanët dhe po zhvillon në mënyrë të qëndrueshme filozofinë tonë futbollistike të Red Bull. Jemi të bindur se është përsoni i duhur për këtë post. Këtu përqendrohet i gjithë fokusi dhe energjia jonë’.

Gjithnjë sipas  ‘Salzburger Nachrichten’, Red Bull nuk do të pengonte Klopp që në muajt e verës të kthehet në pankina e madhe konglomerati austriak e kishte gjetur edhe pasuesin e tij; Oliver Glasner, trajnerin aktual të Crystal Palace që do të largohet nga  klubi londinez në fund të sezonit. Vetë trajneri austriak, që ka një të kaluar te kjo kompani, do ta shihte me sy të mirë marrjen e funksionit që aktualisht e ka Klopp.

Edhe pse te Red Bull kujtojnë se kontrata e Klopp skadon në 2029, janë shtuar zërat që flasin për një kthim të trajnerit gjerman në pankinë me emrin e 58 vjeçarit që është lidhur prej kohësh me atë të Realit të Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB