Roma, Dybala tenton rikuperim në kohë rekord për të qenë ndaj Juventusit
Aventura e Simone Inzaghit në stolin e Al Hilal në Arabinë Saudite rrezikon të mbyllet pas vetëm 8 muajsh. Sipas lajmëve që sjell gazetari arab, Abdulrahman Alfuraih, në orët në vazhdim është parashikuar një mbledhje e jashtëzakonshme për të vendosur nëse do të vazhdohet bashkëpunimi me Inzaghin apo do të mbyllet këtu eksperienca e tij në tokën arabe. Por situata në fakt nuk duket se është kaq e rëndë sa raportohet; mësohet se Inzaghi nuk e rrezikon postin e tij përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.
Kjo, edhe sepse në harkun e 10 ditëve do të jenë dy momente kyçe të sezonit për Al Hilal; ndeshja e 1/8 të finaleve të Champions League Aziatike kundër Al Sadd të Roberto Mancinit dhe përmbysja e klasifikimit në kampionat. Pas merkatos së janarit që pa transferime të rëndësishme te Al Hilal si ai i Karim Benzema, skuadra e Simone Inzaghi e ka ngadalësuar shumë ritmin e saj teksa në muajin e fundit ka regjistruat 6 barazime dhe 2 fitore që kanë bërë që Al Hilal të humbasë kreun e klasifikimit; nga 7 pikë avantazh që kishte në krye, tani Al Hilal është në vendin e tretë me 3 pikë më pak se Al Nassr i Cristiano Ronaldos e madje është edhe pas Al Ahli.
Kështu, Inzaghi rrezikon të humbasë një tjetër kampionat që po e komandon, pak a shumë sic i ndodhi në sezonin e tij të parë te Interi kur çoi dëm avantazhin prej 7 pikësh ndaj Milanit. Tani fati i trajnerit italian varet në fije të perit, me pronarët e klubit që në orët në vazhdim do të vendosin nëse do të vazhdojnë me të apo jo. Një zgjedhje që do të jetë e komplikuar, duke parë edhe pagën që përfiton ish trajneri i Interit; një kontratë 2 vjeçare me 26 milionë euro neto në sezon
Dhe arkat e klubit janë tashmë në vështirësi; është ky një aspekt që do të peshojë mbi vendimin përfundimtar. Inzaghi nga ana e tij është i bindur se mund të përmbysë situatën; javët e ardhshme do të jenë përcaktuese.
Top Channel