Chilavert “i përvishet” edhe Courtois: “Ai flet për moral, por i mori të dashurën shokut të ekipit, pastaj thotë nuk duhet të ndodhin
‘Në këtë periudhë nuk kemi pasur fat me episodet arbitrare. Kartoni i kuq i Kelly? Nuk do të doja të isha në vendin e tij, nuk kam çfarë komentoj-Kështu u shpreh Giorgio Chiellini pas eliminimit të Juventus në Ligën e Kampioneve. Sigurisht çështa arbitrare nuk është arsyeja kryesore që solli humbjen, por është pjesë e eventeve që kanë kushtëzuar dy javët e fundit, javë që për juventusin në nivel arbitrar kanë qenë shumë të pafat.
Në fakt në 4 ndeshjet e fundit, në 3 raste bardhezinjtë kanë luajtur të paktën një pjesë loje në inferioritet numerik. Një situatë që ndikoi shumë në paraqitjet, gjendjen fizike dhe rezultatet. Periudha e errët e skuadrës së Spallettit nis në mbrëmjen e Shën Valentinit kur Kalulu në minutën e 42 u ndëshkua me karton të kuq pas kontaktit me Bastonin. Bardhezinjtë, të detyruar të luanin me 1 futbollist më pak gjatë gjithë pjesës së dytë humbjen në castet e fundit.
Kaluan vetëm 3 ditë, por historia nuk ndryshoi. Në minutën e 67, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve me Galatasaray, Cabal me të drejtë u ndëshkua me kartonin e kuq pas akumulimit të dy kartonëve të verdhë duke i lënë bardhezinjtë me 10 futbollistë, 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Locatelli me shokë tentuan të rezistonin, por Galatasaray shpërtheu dhe fitoi 5-2. Ndeshja me Comon u mbyll pa karton të kuq që u kthye në ndeshjen e Ligës së Kampioneve duke ndikuar në ecurinë e saj.
Në minutën e 48 Kelly u ndëshkua për një goditje pa dashje në kaviljen e Baris Yilmaz. Bardhezinjtë, edhe njëherë u detyruan të luanin gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë me mbrojtësin anglez dhe Spallettit që nuk po e besonin këtë ndsëshkim. Por…fillimisht Kelly u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, një vendim që arbitri Pinheiro e mori në fushë. Pas rishikimit në VAR, arbitri u duk se do t’ia hiqte kartonin e verdhë, por me t’u kthyer në fushë i tregoi Kelly kartonin e kuq direkt. Një vendim i pashpjegueshëm që kompromentoi ndeshjen e Juventusit. Momenti nuk po e ndihmon Zonjën e Vjetër që së fundmi nuk ka fat me episodet arbitrare.
Top Channel