Ronaldo vazhdon drejt objektivit të tij të 1000 golave, shënon të 956-in
26/02/2026 01:16
Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori.
Sulmuesi realizoi golin e 965-të në karrierën e tij, duke kaluar në avantazh Al Nassr ndaj Al Najma në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit arab. Ronaldo tundit rrjetën që në minutën e 7-të, duke goditur saktë penalltinë. Një tjetër moment historik për 39-vjeçarin, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të rrisë shifrat mbresëlënëse të karrierës së tij.
Me këtë realizim, ylli portugez i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës magjike të 1000 golave, një objektiv që tashmë nuk duket më i pamundur për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Top Channel