Çështja Kelly, UEFA shpjegon kartonin e kuq: Rrezikoi gjendjen fizike të kundërshtarit
Futbolli evropian ka kthyer përfundimisht faqe pas viteve të errëta të pandemisë duke u projektuar drejt niveleve ekonomike që nuk janë parë kurrë më parë.
Sipas raportit të fundit “Uefa European Club Finance and Investment Landscape”, të ardhurat totale të klubeve të divizioneve më të larta janë të destinuara të kalojnë kufirin e 30 miliardë euro në 2025, një rritje kjo eksponenciale nëse mendohet se vetëm në 2017, xhiroja ishte 20 miliardë dhe në 2007 ishte 10 miliardë.
Ato që udhëheqin lokomotivën financiare në futbollin evropian janë të ardhurat komerciale që pritet të kalojnë kufirin e 10 miliardë eurove valë shpërthimit të marketingut që më në fund po kompeson ngadalësimin e të ardhurave televizve. Presidenti Alexander Ceferin i priti këto të dhëna me entuziazën duke nënvizuar sesi sistemi ia doli të përforcohet nga kriza e fundit globale, duke u shfaqur solid dhe i aftë për të tërhequr investime rekord me plot 111 marrëveshje të nënshkruar në vitin e fundit.
Duke analizuar të dhënat për kampionatet dhe konkretisht Ligat më të rëndësishme, rezulton se Anglia vazhdon të luajë një ‘kampionat’ më vete me 20 klubet e saj që janë në gjendje të gjenerojnë 7.5 miliardë euro, gati dyfishin e Gjermanisë dhe Spanjës. Ndërsa Italia është në kuotën e 2.9 miliardë eurove.
Përvec të ardhurave rekord, raporti i UEFA, evidenton një rikthim të rëndësishëm të fitimit operativ për herë të parë në 5 vitet e fundit. Ky rezultat është bërë i mundur jo vetëm nga rritja e të ardhurave, por edhe nga një menaxhim më i kujdesshëm i kostove të personelit. Falë normativave të reja, rritja e pagave të futbollistëve është mbajtur në 2-3% në vit. Për më tepër, klubet duket se kanë mësuar të menaxhojnë më mire kontratat duke reduktuat në mënyrë të ndjeshme numrin e futbollistëve që largohen me parametra zero.
Top Channel