Aksident në aksin Levan-Fier, plagoset një person
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për grabitje të një banke.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, ku i riu, në atë kohë 18 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, hynë të maskuar dhe të armatosur në një bankë në Koplik ku vodhën një shumë të konsiderueshme monetare.
“22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.
Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel