Shkëndija nuk mundi dot të kalojë Samsunsporin në raundin e playoffit të Conference League teksa humbi edhe ndeshjen e dytë me rezultatin e thellë 4-0.

Trajneri Jeton Beqiri pasi uroi kundërshtarët për kalimin e turit, tregoi shkaqet e këtij rezultati të dobët të skuadrës së tij.

‘Si fillim dua të përgëzoj skuadrën e Samsunspor për kualifikimin për në raundin tjetër të Conference League. Mendoj se në këto dy ndeshje e kanë merituar. Përsa i përket sfidës, ishim shumë mirë në pjesën e parë. Një penallti aksidentale dhe e pakujdesshme dhe lodhja më pas e bëri të vetën që pastaj të pësojmë atë humbje me rezultat të thellë që duke parë pjesës së parë të zhvilluar nuk ishte e merituar-tha Beqiri-Nuk e prisja këtë rezultat pasi besoja se do të ishim një skuadër kompakte që do të rivalizonte shumë, por sic ju thashë momenti i penalltisë por edhe ndeshja e zhvilluar të dielën me Sileks në kushte shumë të vështira të fushës ndikoi shumë që në pjesën e dytë të vijë lodhja e futbollistëve që solli edhe shthurjen dhe pësimin e 3 golave të tjerë përvec penalltisë’

Më pas trajneri jeton beqiri nuk harroi të falenderojë futbollistët për këtë arritje të Shkëndijes në këtë sezon të cilën ai e përkufizoi si të jashtëzakonshme

‘Përfundon edhe aventura jonë evropiane. Si fillim dua të falënderoj të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se Arritja e këtij klubi gjatë këtij ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte e thellë. Dua të falënderoj të gjithë klubit sepse ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne dhe tani mbetet që  i gjithë fokusi ynë të kthehet nga kampionati dhe Kupa e Maqedonisë-tha Jeton Beqiri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB