Futbolli brazilian në zi, ndahet nga jeta berberi që u mor me modelin e flokëve të Pele, për 66 vjet
Kupa e Botës e 3-të në historinë e Brazilit në format filmik me ekipin legjendar të Mario Zagallo-s dhe me lojtarin legjendarë Pele, do të jetë e disponueshme në platformë nga 29 maji.
Taktikat e Mario Zagallo-s nga buza e stolit, magjia e Carlos Alberto-s, lidershipi i Pele-s pasi u rikthye në “seleçao” dhe triumfi ndaj Italisë në finalen e madhe me fitoren e tretë të Kupës së Botës në 12 vjet, trajtohen në filmin e ri që do të jetë pjesë e platformës së Netflix.
Dhe të mendosh se 99 ditë para asaj ndeshjeje me “skuadrën azzurre”, brazilianët lanë fushën mes fërshëllimave të forta nga tifozët e tyre, pas një ndeshjeje miqësore që përfundoi 1-1 kundër Bangu-së, një ekip nga Rio.
Kombëtarja braziliane mbetet një ekip legjendar që mban më shumë Kupa Bote në historinë e kompeticionit, gjë që ka ushtruar shumë presion mbi brezat e rinj të futbollistëve brazilianë, duke rezultuar që “Seleção” të ketë 24 vjet për të festuar trofeun.
Top Channel