Zbulimi në Turqi që ndryshoi historinë, Göbekli Tepe sfidon origjinën e qytetërimit 09/04 08:22
Homazhe në nderim të aktorit të njohur Zhani Ziçishti janë mbajtur këtë të enjte në Teatrin e Korçës, ku të afërm, kolegë dhe përfaqësues të botës së artit i dhanë lamtumirën e fundit.
Teksa i dhanë lamtumirën e fundit miq kolegë dhe përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan kontributin e tij të gjatë në skenën e teatrit dhe kinematografi. Miq dhe bashkëpunëtorë e kujtuan si një profesionist të përkushtuar, me dashuri të pakushtëzuar për artin.
Me ndarjen nga jeta të Ziçishtit, arti shqiptar humb një emër të rëndësishëm, por trashëgimia e tij artistike mbetet pjesë e memories kulturore të vendit.
Top Channel