U fol se Jurgen Klopp iu hap rruga për t’u larguar, Red Bull mohon gjithçka
Pas Asamblesë Zgjedhore të 16 shkurtit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e parë të saj. Nën drejtimin e presidentit Armand Duka, në këtë mbledhje u morën vendime të rëndishme duke nisur nga zgjedhja e dy zëvendëspresidentëve të rinj që janë pikërisht Lutfi Nuriu dhe Geri Çipi.
Një vendim tjetër që u mor në këtë mbledhje ka të bëjë me fanelat e Kombëtares. Shumë shpejt FSHF do të prezantojë fanelat e reja të Kombëtares me të cilat do të luajë në ndeshjen shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për fazën e playoffit të Botërorit 2026. Në kuadër të këtij aspekti, Komiteti Ekzekutiv miratoi realizimin e një fushate promovuese që do të shoqërojë këtë moment me rëndësi sportive. Aktiviteti parashikon realizimin e një spoti televiziv, i shoqëruar me promovim në rrjetet sociale dhe kanale të tjera, me qëllim rritjen e ekspozimit të Kombëtares dhe përforcimin e lidhjes me tifozët.
Por jo vetëm kaq, Komiteti Ekzekutiv miratoi gjtihashtu organizimin e një Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, për sfidën me Poloninë që do të luhet në 26 mars. Fan Zone do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë live me këngëtar dhe DJ, aktivizime promocionale, pije për tifozët, etj.
Sfida e fazës së playoffit të Kombëtares shqiptare me Poloninë do të luhet në Varshavë, por ajo do të sillet në ekranet e të gjithë shqiptarëve nga platforma Digitalb
Top Channel