Ankth në ‘Santiago Bernabeu’, përplasje e fortë mes Asencio dhe Camavingas, mbrojtësi del me barelë
Juventus tregoi shpirt e zemër, por mrekullisë vetëm sa iu afrua; Galatasaray humbi 3-2, por u kualifikua për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, kurse bardhezinjtë dalin me kokën lart. Pas përfundimit të ndeshjes është Giorgio Chiellini që bëri zëvendësin e Spallettit ende i dërrmuar sic e pranoi edhe vetë ish qendërmbrojtësi pas mbrëmjes së pafat.
‘Jemi të dërrmuar dhe të zhgënjyer pas sforcos së madhe, por edhe krenarë për atë çfarë bëmë-tha Chiellini-ambienti që u krijua, ajo shkëndijë që na dha publiku është ajo që duhet të ruajmë që nga ky moment e deri në fund të sezonit. Skuadra dha një sinjal të qartë, mbetet keqardhja që nuk mundëm të çonim përmbysjen deri në fund. Për më tepër në këtë periudhë nuk kemi pasur shumë fat me episodet arbitrare. Kartoni i kuq i Kelly? Nuk do të doja të isha në vendin e tij, nuk kam çfarë komentoj’
Më pas Chiellini nënvizoi se rezultati negativ i mbrëmjes nuk duhet të dëmtojë entuziazmin që u krijua në stadium. Pas fërshëllimave në ndeshjen ndaj Comos, tifozët bardhezinj i inkurajuan beniaminët e tyre drejt mrekullisë.
‘Për të ecur përpara duhet besim kundrejt klubit dhe futbollistëve-vijoi Chiellini-Ky rezultat nuk duhet të minojë rrugëtimin që ne, nga jashtë fushe, e shohim qartë. Kemi humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit, por paraqitjet i kemi pasur. Pastaj, kur humbet do të thotë se diku ke gabuar. Tani na mungojnë 12 ndeshje deri në fund të kampionatit ku kemi shumë në lojë për sezonin e ardhshëm. Por sot skuadra tregoi se është ary. Rritja po vazhdon, të gjithë do të donim që kjo të ishte më e shpejtë, por duhet durim. Keqardhje për rrugëtimin në Champions? Nuk kemi. Grupin e përballuam mirë, jemi përballuar me kundërshtarë të vështirë në fillim duke e mbyllur mirë. Rrugëtimi ishte ai që u mendua, për këtë arsye na vjen keq; kjo skuadër duhet të synojë gjithnjë të kualifikohet në 1/8 e finaleve. Por duhet marrë ana pozitive e kësaj mbrëmjeje; shkëndija që u ndez me publikun’.
Më pas në një intervistë për Sky Sports, Chiellini foli për të ardhmen e Luciano Spallettit duke e blinduar trajnerin toskan.
‘Nuk kemi asnjë dyshim për të ardhmen e Luciano Spallettit-vijoi Chiellini-tani do të kemi ndonjë javë të lirë më shumë dhe kohë për t’u ulur e për të diskutuar planet e ardhshme për të formalizuar gjithçka në momentin e duhur. Ai gjithnjë ka qenë një prioritet dhe nuk kemi dyshuar kurrë’.
Top Channel