Tre kartonë të kuq në 4 ndeshje, çështja e arbitrave që komplikoi planet e Luciano Spallettit
Galatasaray humbi ndaj Juventusit 3-2 por u kualifikua për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Victor Osimhen vulosi praktikisht çështjen e kualifikimit teksa shënoi golin e rezultatin 3-1
Megjithatë nigeriani nuk e festoi golin e tij me sulmuesin e Galatasaray që shpjegon motivin e këtij vendimi të tij.
‘Nuk kam nevojë, besoj se është e rëndësishme të respektoj një person të cilin e kam për zemër dhe që ka pasur një rol të rëndësishëm në karrierën time-tha Osimhen pas përfundimit të ndeshjes-nuk e ndjeja se duhej të festoja. Luajtëm shumë keq edhe kur ishim në superioritet numerik, për këtë arsye nuk kisha arsye për të festuar. Edhe kur patëm mundësinë për të shënuar golin vendimtar të 3-1 nuk e ndjeva të nevojshme për të festuar. Nuk jam ai lloj lojtari që kërkon të fshehë emocionet e tij apo që bën gjëra të tilla. Pashë të gjithë ata njerëz që duartrokisnin futbollistët e Juventusit për paraqitjen e tyre, mund të them që jam i lumtur…’
Top Channel