Amerikanët të shqetësuar, sondazhet tregojnë ‘dyshime’ rreth mprehtësisë mendore të Donald Trump Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar blerjen e dronëve luftarakë kamikaze për Forcat e Armatosura Gjermane.
Kjo është hera e parë që aprovohet për ushtrinë gjermane blerja në shkallë të gjerë e dronëve të tillë, të cilët shpërthejnë direkt mbi objektiv. Fillimisht, sistemet do të merren nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark Defence me vlerë rreth 540 milionë euro.
Shpenzimet totale janë kufizuar në maksimum 2 miliardë euro, më pak se 4,3 miliardë sa ishte planifikuar fillimisht-, dhe çdo tejkalim kërkon miratim të ri nga komisioni. Dronët, që shpërthejnë mbi objektiv ose hedhin eksplozivë, konsiderohen armë kyçe në luftën moderne, veçanërisht pas përvojës në Ukrainë.
Njësia e parë që do t’i përdorë do të jetë “Brigada Lituania” në krahun lindor të NATO-s, me planin që sistemet të jenë operative në vitin 2027. Janë porositur disa mijëra në fazën e parë, ndërsa në total pritet një numër pesëshifror. Ka pasur rezerva politike lidhur me investitorin amerikan Peter Thiel, i përfshirë në Stark Defence, por Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaroi se ai zotëron më pak se 10% të aksioneve dhe nuk ka ndikim vendimmarrës.
Blerja bëhet në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe forcimit të krahut lindor të NATO-s, dhe po konsiderohet si një zgjerim i qartë i kapaciteteve sulmuese të Bundeswehr-it.
Top Channel