Ai ia kishte prerë flokët “mbretit” që kur ishte 16 vjeç dhe për 66 vjet të tjera, ndërsa berberhana e tij ishte shndërruar në një muze të Santosit, me fanellat dhe objektet të ndryshme të klubit dhe Peles që ndodheshin të varura në mur.

Santos njoftoi në rrjetet sociale vdekjen e berberit të preferuar të Peles, Joao Araujo, i cili ishte i famshëm për faktin se ishte i pari që i bëri atij prerjen e flokëve karakteristike. Berberhana e tij është shumë afër stadiumit të Santos, në “Vila Belbeiro”, dhe përveç Peles, ai kishte klientë të tjerë futbollistë të famshëm të Santos.

Araujo ishte berberi personal i Peles që nga mosha 16 vjeç dhe për 66 vjet të tjerë. “Mbreti” ia besoi atij flokët mbi 1000 herë dhe ata e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin. Berberhanën, ai e kishte shndërruar në një muze të Santos.

Ka një fanellë të Peles në murë, flamuj të Santos dhe shumë foto të vjetra në korniza. Araujo ishte 87 vjeç dhe vdiq nga një atak në zemër, me futbollin në Brazil dhe Santosin që vajtuan humbjen e tij duke i dedikuar një postim prekës në rrjetet e tyre sociale. Ndërsa faqja e Peles i dha gjithashtu një lamtumirë të veçantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB