“Duket nervozizmi me Gjermaninë nga njerëz të afërt me Ramën”/ Dudushi i kthehet Lelës: Nga Uashingtoni keni shkuar te Berlini

26/02/2026 22:42

Kryeministri Edi Rama bëri pasditen e kësaj të enjte ndryshime në qeveri, duke larguar emra të rëndësishëm të selisë rozë, nga Elisa Spiropali tek Pirro Vengu, teksa zëvendësimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre u bë me Albana Koçiun.

Por për Berishën, fjalimi i Ramës ishte mbrojtja e vetes duke sulmuar drejtësinë.

Drejtori i komunikimit të liderit të PD, Alfred Lela u shpreh se nga njerëz të afërt me Ramën ka një nervozizëm me Gjermaninë, ndërsa gazetari Alban Dudushi iu kthye duke i përmendur deklarat e PD-së për Uashingtonin.

Pjesë nga debati-

Lela: Ajo që duket, ajo që shihet është nervozizmi me Gjermaninë dhe Amerikën i njerëzve shumë të afërt me Ramën. “Pushtimi gjerman” i Tiranës në dy javët e fundit ka zemëruar partizanët. Këto janë gjëra që janë dukur dhe na tregojnë që në aksin Berlin-Tiranë, për arsye që kanë lidhje me të gjitha këto që po ndodhin, ka lëvizje të shpeshtuara dinamike që përcaktojnë, duam apo s’duam ne, përcaktojnë shumë. Është ky nervozizëm, është ky aksion i shtuar apo presion që janë parë apo janë bërë publike… Tani kur presioni sipërfaqëson publikisht, imagjino ç’bëhet, është shumë më i fortë. Telefonata, edhe nëse s’ka ndodhur, zëre se ka ndodhur një telefonatë e Merzit apo e dikujt tjetër.

Vangjeli: Kurse unë mendoj se britanikët janë problemi thelbësor i Ramës me Europën.

Dudushi: Nga Uashingtoni paska vajtur në Berlin boshti i opozitës. E prisnim nga Uashingtoni të na ndodhte, tani e presim nga Berlini.

Lela: Mos u zemëro Alban. Unë vizitat dhe deklaratat të citoj.

Dudushi: Unë i dëgjoj dhe kujtoj që nga ku di unë ç’të të them, që këtu do vijnë diversantët dhe do rrëzojnë pushtetin popullor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB