Legjenda braziliane, Romario sot 60 vjeç, vazhdon “shënon” në jetën private, lidhet me një 25-vjeçare
Drita nuk mundi dot të vijojë të shkruajë historinë në futbollin e Kosovës pasi pa t’i ndërpritej rrugëtimi i saj në Conferencë League duke u eliminuar në raundin e playoffit nga Celje.
Trajneri Zekeria Ramadani në konferencën për shtyp pas ndeshjes theksoi se pavarësisht këtij eliminimi ai ndihet krenar për skuadrën që ai drejton.
‘Çfarë të them, ishte një ndeshje e çmendur. Një ndeshje që dhuroi 5 gola si në Prishtinë. Më vjen keq që u eliminuam nga kjo garë, por në anën tjetër jam krenar që jam trajner i Dritës, që jam trajner i këtyre futbollistëve me karakter kampioni, me zemër të madhe, me guxim të madh. Sonte treguan që jo rastësisht drita ka ardhur deri këtu dmth me punë, me angazhim me besim-tha Ramadani
Trajneri i kampionëve të Kosovës shtoi se vetëm mund t’i përgëzonte futbollistët e tij, ndërkohë që falënderoi dhe tifozët që udhëtuan drejt Sllovenisë për të mbështetur Dritën
‘Vetëm mund t’i përgëzoj futbollistët e mi për lojën e treguar, për atë qe kemi bërë deri më sot me lojtarët qe janë ata, djersa e tyre, mundi i tyre, sakrifica e tyre, bënë qe në të shkruajmë historinë në futbollin në Kosovë. Dua të falënderoj edhe tifozët tanë që erdhën nga Evropa dhe Diaspora për të ndjekur skuadrën tonë. Besoj se janë të kënaqur me lojën por jo me rezultatin sic nuk jemi të kënaqur edhe ne-tha trajneri Zekeria Ramadani.
Top Channel