Tre kartonë të kuq në 4 ndeshje, çështja e arbitrave që komplikoi planet e Luciano Spallettit
Një fitore kundër racizmit’-Kështu e përkufizoi mesfushori i Realit të Madridit, Aurelien Tchouameni kualifikimin e Los Blancos në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve duke eliminuar Benfican me francezin që iu kthye akuzave ndaj Gianluca Prestianni, sulmuesit të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.
‘Nuk zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë të sezonit, kjo është e vërterë, por besoj se ka gjëra më të rëndësishme se kjo ndeshje dhe se futbolli-tha Tchouameni pas ndeshjes.
I pyetur për golin vendimtar të Vinicius që akuzoi Prestiannin se e kishte quajtur ‘majmun’ në ndeshjen e parë, futbollisti i kombëtares franceze e ka përshkruar si një ‘fitore për të gjithë ata që janë kundër racizmit’.
Pasi shënoi golin e barazimit dhe u shpall lojtari më i mirë në fushë, Tchouameni e përkufizoi vendimin e UEFA për të pezulluar përkohësisht futbollistin argjentinas si vendimin më të mirë për t’u marrë. Mesfushori francez ishte një prej lojtarëve që doli në mbrojtje Vinicius pas episodit të ndeshjes së parë kur braziliani iu tha shokëve të tij të skuadrës së Prestianni e kishte quajtur ‘majmun’ teksa kishte mbuluar gojën me fanelë.
Ndërkaq, Reali i Madridit doli me një komunikatë këtë të enjte duke për të ditur se kishte kërkuar përjashtimin e një tifozi që u kap nga telekamerat teksa bënte përshëndetjen naziste, një përjashtim që ndodhi menjeherë.
Top Channel