Raporti i UEFA 2026/Të ardhura rekord, mbi 30 miliardë euro
Mbrëmja e së mërkurës ishte e hidhur për Juventusin që u eliminua nga Liga e Kampioneve edhe pse fitoi ndeshjen e kthimit me Galatasaray 3-2.
Një prej momenteve që u regjistruan në këtë ndeshje dhe që e shënjuan atë ishte kartoni i kuq i akorduar nga arbitri për Lloyd Kelly pas një kontrasti me Yilmaz me mbrojtësin anglez që zbriti në tokë duke goditur me takë kundërshtarin.
Arbitri Pinheiro fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë Kelly por pasi e pa episodin në sistemin VAR, i tregoi kartonin e kuq anglezit, një vendim që ndryshon edhe kohëzgjatjen e skualifikimit për të
Qeveria e futbollit evropian nëpërmjet faqes së saj të internetit shpjegoi arsyet që cuan arbitrin që të ndëshkonte Kelly me karton të kuq direkt. ‘Futbollisti i Juventusit me numrin 6 duke përdorur takat ka pasur një kontakt të fortë, të gabuar me kaviljen e majtë të kundërshtarit duke vënë në rrezik gjendjen fizike të tij’-shkruhej në komunikatën e publikuar nga UEFA.

Top Channel