Celje eliminon Dritën në Conference League, por Maloku dhe Krasniqi mes futbollistëve më të vlerësuar
26/02/2026 21:15
Drita e Gjilanit pa që këtë të enjte të ndërpritet rrugëtimi fantastik i saj në arenën evropiane.
Skuadra kampione e Kosovës u mund edhe në ndeshjen e dytë nga Celje me rezultatin 3-2 duke u larguar me kokën lart nga kompeticionet evropiane.
Por edhe pse humbi, dy futbollistë të Dritës ishin ndër më të vlerësuarit nga portali Sofascore dhe bëhet fjalë për Faton Malokun dhe Besnik Krasniqin që ishin vlerësuar me notën 7.5. Me notë mjaft të mirë ishte vlerësuar edhe Albert Dabiqaj autori i golit të dytë për Dritën në ndeshjen e kësaj të enjteje, pikërisht me 7.2
Ndërkaq, futbollisti më i mirë në fushën e lojës sipas Sofascore ishte Svit Seslar të cilin e vlerësoi me notën 8.4.

Top Channel