Ankth në ‘Santiago Bernabeu’, përplasje e fortë mes Asencio dhe Camavingas, mbrojtësi del me barelë
26/02/2026 00:23
Ankthi mbërthen Santiago Bernabeu në minutën e 71 në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Benfica për shkak të një përplasjeje të fortë në ajër mes Asencios dhe shokut të tij të skuadrës, Camavinga.
Ai që e pësoi më keq ishte pikërisht mbrojtësi spanjoll, që u rrëzua me shumë forcë në tokë dhe qëndroi i palëvizur, për t’u nxjerrë nga fusha e lojës me barelë mes duartrokitjeve të publikur në tribuna dhe shqetësimit të futbollistëve të tjerë të Realit të Madridit.
Asensios iu vendos është një qafore cervikale për t’u dërguar më pas në spital për të kryer ekzaminimet. Reali i Madridit në fund arriti të fitojë ndeshjen me Benfica 2-1 duke u kualifikuar në 1/8 e finaleve
Top Channel