Qyteti perëndimor i Meksikës, Guadalajara, po përballet me pasojat e një shpërthimi të ri dhune, pasi pjesëtarë të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generation, i vunë flakën me dhjetëra automjeteve e ngritën barrikada nëpër rrugë si reagim ndaj vrasjes së liderit të tij, Nemesio “El Mencho” Oseguera.

Sulmet, që lanë pas jo vetëm makina të djegura, por edhe dëme në infrastrukturë, u interpretuan si një demonstrim force nga një prej organizatave kriminale më të fuqishme në vend.

Presidentja Claudia Sheinbaum deklaroi se situata po shkon drejt normalizimit dhe vlerësoi reagimin e forcave të sigurisë, të cilat kanë shtuar praninë në qytet. Megjithatë, shumë biznese dhe shkolla qëndruan të mbyllura, ndërsa banorët shprehen të frikësuar nga mundësia e një përshkallëzimi të ri të mëtejshëm të dhunës.

Zyrtarë lokalë dhe ekspertë të sigurisë theksojnë se strategjia e ndjekur prej vitesh kundër karteleve, e përqendruar në eliminimin e drejtuesve të tyre, ka prodhuar shpesh valë të reja përplasjesh për kontroll territori. Sipas tyre, krijimi i boshllëqeve në hierarkinë e grupeve kriminale nxit rivalitete të brendshme dhe kjo mund ta tensionojë edhe më shumë konfliktin. Forcat meksikane e vranë të dielën “El Menchon”, një operacioni me rrezik të lartë në rajonin perëndimor të Jaliscos.

Ato e ndoqën 59 vjeçarin, që ishte, një nga të arratisurit më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, deri në një pronë në qytetin malor Tapalpa, pasi kishin marrë më parë informacione nga një bashkëpunëtor i afërt i tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB