Orbán akuzon Ukrainën: Po përpiqet të dëmtojë sistemin energjetik të Hungarisë
Kryeministri australian Anthony Albanese u evakuua për disa orë nga rezidenca e tij zyrtare, The Lodge, pas një kërcënimi me bombë të lidhur me turneun australian të trupës kineze të vallëzimit Shen Yun.
Sipas raportimeve të mediave lokale dhe BBC-së, trupa kishte marrë e-maile kërcënuese në gjuhën kineze, ku paralajmërohej se nëse nuk anulonin shfaqjet në Australi, eksplozivë do të shpërthenin në rezidencën e kryeministrit në Canberra. Në mesazh pretendohej se nitroglicerina ishte vendosur rreth ndërtesës.
Policia konfirmoi se Albanese u largua nga shtëpia rreth orës 18:00 me kohën lokale dhe u dërgua në një vend tjetër të sigurt. Autoritetet deklaruan se reaguan ndaj një “incidenti të dyshuar sigurie”, por se nuk u gjet asgjë e dyshimtë në pronë. Policia Federale Australiane nuk pranoi të komentojë mbi përmbajtjen e e-maileve.
Në një reagim publik, Albanese falënderoi forcat e sigurisë dhe qytetarët për mesazhet mbështetëse, duke theksuar se situata ishte nën kontroll. Ai gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në diskursin publik, duke paralajmëruar kundër normalizimit të kërcënimeve të tilla.
Shen Yun, e themeluar në vitin 2006 nga lëvizja fetare Falun Gong, e ndaluar në Kinë që nga viti 1999,deklaroi se do të vazhdojë me shfaqjet në Australi dhe i kërkoi qeverisë një hetim të plotë. Trupa, me seli në shtetin e Nju Jorkut, është përballur me kërcënime të ngjashme në vende të tjera.
Top Channel