Kur duhen pak më shumë se 4 muaj nga fillimi i Botërorit, ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter sulmon ashpër kreun aktual të këtij institucioni, Gianni Infantino.

Zvicerani, 89 vjeçar nuk dyshoi aspak t’i kundërvihet Infantinos për shumë çështje; mungesë transparence, menaxhim autoritar, bashkëpunim me Trump dhe këtë ai e bëri në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’

‘Çfarë është FIFA sot? Gjithçka shkon te Infantino; është një diktaturë-ishte fraza e thënë nga Blatter kundër presidentit të FIFA, me Blatter që konfirmon edhe njëherë mesazhin e tij për Botërorin e futbollit në SHBA teksa e shikon këtë si diçka shumë negative

‘Trump do të orkestrojë një gjetje publicitare, në fakt po e bën dhe për këtë arsye i duhet një mik i ri, presidenti i FIFA, Gianni Infantino edhe pse termi ‘bashkëpunëtor’ është më i përshtatshëm se ‘mik’-shtoi Blatter.

Situata që po kalon SHBA është një shenjë që e shqetëson Blatter.

‘Ajo çfarë ndodhi në Minneapolis është  më keq se gjithçka ndodhi në Katar, vendi organizator i Botërorit 2022-shtoi Blatter-shpresoj që futbolli të prevalojë mbi politikën dhe qetësia të kthehet në momentin që kompeticioni të nisë në SHBA. Jam kundër bojkotit të Botërorit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB