Procesi gjyqësor ndaj ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përmbyll me një pretencë që kërkonte nga 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve.

Tashmë, trupi gjyqësor ka marrë kohë dhe nga dita në ditë pritet vendimi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Por, teksa viktimat e represionit serb po mbahen prapa hekurave, drejtësia duket se ka harruar rreth 400 masakra që kanë kryer forcat e Milloshevicit ndaj popullsisë civile.

Në dokumentarin e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim mbi masakrat çnjerëzore ndaj fëmijëve deri në djep. Për herë të parë, publikohen pamje nga disa masakra që zbulojnë përmasat e gjenocidit të pashpirt tek fëmijët dhe keqtrajtimin e tmerrshëm të trupave të pajetë.

Dëshmi tronditëse të vrasjeve në masë të civilëve dhe vogëlushëve të pambrojtur, prova dhe pamje të reja të cilat janë harruar nga drejtësia ndërkombëtare…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB