Kryeministri Rama publikon shifrat: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të 2026 në Spitalin Rajonal të Fierit

25/02/2026 08:10

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku vlerëson punën e stafit mjekësor të Spitali Rajonal Memorial Fier.

Sipas postimit, vetëm në fillim të vitit 2026, spitali ka kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale, duke treguar përkushtimin, profesionalizmin dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të qytetarëve.

Rama e shoqëroi postimin me foto nga spitali dhe i uroi të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar standardet e larta të shërbimeve dhe punën e palodhur të stafit mjekësor çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB