Inter dhe krahasimi horror me vitin e kaluar; nga Liga e Kampioneve, 65 milionë euro më pak
Dhe tani Spalletti duhet të bëhë Spallettin. Është e vetmja mënyrë për të tentuar drejtimin e një sezoni që rrezikon të vuloset me frazën ‘i dështuar’. Spalletti duhet të kthehet të jetë njeriu i vendimeve drastike, ai që i hoqi Icardit shiritin e kapitenit dhe që mori përsipër përgjegjësinë për të lënë vazhdimisht Francesco Tottin në stol duke pranuar fyerjet sepse e dinte që më kalimin e kohës nuk do të ishte faji i tij.
Tani, për të të bëjë Spallettin do të thotë të ekspozohet ndaj rrezikut për të zgjedhur. Portieri, psh. Sytë janë të gjithë te vështirësitë që Di Gregorio ka shfaqur në javët e fundit Ka gabuar shumë, nuk është i qetë dhe kjo e pengon të transmetojë qetësinë te pjesa tjetër e skuadrës. Kështu që është e drejtë që të besohet te Perin që gjithnjë ka treguar seriozitet dhe lidhje të fortë me fanelën bardhezi. Mund të mos shërbejë, por duhet tentuar. Ashtu siç duhet tentuar shënimi i golave dhe këtu duhet ndërtuar një sistem loje që të vendosë skuadrën në kushte shënimi, përndryshe përveç eliminimit do të jetë edhe kontestimi dhe për këtë të fundit Spalletti nuk ka nevojë vërtet.
Trajneri toskan po luan një rikonfirmim që deri para pak ditësh ishte krejtësisht i sigurt. Por nëse do të ketë rinovim, nga ajo ditë do të jetë e nevojshme që të merrën një sërë vendimesh drastike për të projektuar një Juventus të ri që të mund të kthehet në nivelin që imponon historia e klubit. Por në fund do të mjaftonte edhe Juventusi spallettian i nëntorit, dhjetorit dhe janarit që mundte Benficën, që fitonte në fushën e vështirë të Bodos, që ndalte me barazim Sportingun e mrekukllive. Ndoshta nuk do të mjaftojë për një fitore me 4 gola diferencë ndaj Galatasaray që ka burime teknike të mjaftueshme që të mendojë për gjëra të mëdha. Por të paktën do t’iu lejonte bardhezinjve të luftojnë deri në fund. Duhet diçka ndryshe nga ajo që është parë në këtë shkurt të turbulluar, duhet një Spalletti që të kthehet të ngrejë zërin, jo trajneri i dorëzuar që tundte kokën pa ngushëllim teksa shihte skuadrën e tij të dërrmohej në shtëpi nga Como i Cesc Fabregas
Kurse ajo që i duhet Raffaele Palladinos është të transformohet pak në Gasperini. Trajneri aktual i Atalantës ka qenë në gjithçka një dishepull i Gasperinit, por i ka bashkuar mësimet e marra në një mënyrë më estetike dhe teknike. Por për të përmbysur humbjen 2-o ndaj Borussia Dortmund do të duhet pak ligësi e shëndetshme. Do të duhet një Palladino në stilin Gasperini, gati të bëjë një betim ndaj çdo futbollisti nëse do të jetë e nevojshme me një paraqitje që të mos limitohet vetëm te teknika dhe taktika, duhet të ketë edhe atë pak pirateri që skuadrat e Gasperinit kanë pasur gjith një; respekt për të gjithë, por frikë nga askush.
Vetëm kështu mund të vijohet ëndrra evropiane që Palladino e kishte kultivuar me durim dhe me përfitim ne 2 ndeshjet e tij të para me zikaltrit me sukseset kundër Eintracht Frankfurt dhe Chelsea. Nëse Palladino duhet të bëjë Palladinon pa shkuar më tej, duhet të kthehet te ndeshja me Eintrachtin ku u pa një skuadër dominuese dhe spektakolare. Ato 3 gola të shënuar në harkun e pak minutave duhet të jenë një pikënisje për të tëntuar ecjen përpara.
Borussia Dortmund në fazën e grupeve ka pësuar 17 gola në total, po aq sa edhe Brugge. Nga 24 skuadrat që kanë kaluar për më tej, vetem Qarabag kishte bërë më keq, 21 gola të pësuar, gjë që tregon se Dortmund ka një mbrojtje të brishtë. Dhe nëse është e vërtetë që në Frankfurt në ditën e debutimit të Palladinos në Champions League, Atalanta kishte akoma Lookman, është po aq e vërtetë se zikaltrit nuk janë çmësuar me shënimin e golave.
Top Channel