Ish-mbrojtësit të të rinjve të Kosovës i miratohet pasaporta shqiptare, pret ftesën nga Sylvinho për play off-et e Botërorit

25/02/2026 18:03

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë.

Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i është miratuar pasaporta shqiptare.

24-vjeçari, i cili luan aktualisht me Lechia Gdansk, mendohet të jetë një opsion i shtuar për Sylvinhon në mars për play off-et e Botërorit.

Pllana ka luajtur në Kosovë për skuadrat e Trepcas, Ferronikelit dhe Prishtinës, përpara se të kalonte në Kroaci te Slaven Belupo, ndërsa tani bën pjesë në elitën e futbollit polak.

Sa i përket përfaqësueses dardane, Pllana ka luajtur vetëm katër ndeshje me skuadrën U-19 dhe tre me U-21, por kurrë nuk është grumbulluar nga ekipi i parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB